Procesi i votimit ka përfunduar zyrtarisht, ndërsa qendrat e votimit në të gjithë vendin po kryejnë procedurat e fundit drejt mbylljes.

 

Ky proces do të pasohet me transportimin e kutive të votimit drejt qendrave të numërimit. Pas grumbullimit të kutive të votimit pritet të nisë menjëherë dhe procesi i numërimit të çdo vote, përmes së cilës është shprehur vullneti qytetar për zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit.

 

Në tre bashki të vendit, Vorë, Elbasan dhe Kamëz u implementua për herë të parë votimi elektronik. Rezultatet në këto bashki pritet të jenë në kohë reale.

 

Sipas të dhënave më të fundit nga KQZ, numri i votuesve në rang vendi është rreth 1 milionë, ndryshe 33.74%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *