Kreu i PAA, Agron Duka deklaroi se synimi i partisë që ai drejton është që të fitojë në zgjedhjet vendore nga dy këshilltarë në çdo bashki. I ftuar në emisionin e mëngjesit 7 pa 5, në Vizion Plus, Duka u shpreh para moderatores Pranvera Borakaj se PAA ka filluar tashmë fushatën zgjedhore dhe se nuk do të largohet nga koalicioni me PD.

 

Duka tha gjithashtu se iu ka kërkuar Bashës që në zgjedhejet vendore të dalin me një kandidatë të përbashkët në një bashki të caktuar.

 

“Do jemi dhe do jemi fort fare. Pasi ne jemi e vetmja forcë që kemi punuar në mënyrë pernamente pasi kemi filluar para PS e PD fushatën zgjedhore. Ne kemi zhvillaur disa takime. Ne kemi punuar dhe po punojmë pasi kemi alternativa dhe kemi njerëz shumë të fortë për të kandiduar në këto zgjedhje. Ne si grup kemi vendosur që synimin kryesor ta kemi teik këshilltarët bashkiakë. Synojmë që në çdo bashki të kemi nga dy këshilltarë. Është një synim ambicioz. Dhe nga ana tjetër do t’i kërkojmë Bashës një bashki nga 61 që janë. Dhe ne synojmë një bashki me zhvillim rrural. Si përshemnbul Roskovec, apo na një bashki të Gjirokastrës”

Më tej, kreu i PAA u ndal edhe tek reforma zgjedhore. Duka u shpreh para moderatores Borakaj se nuk mund të ketë zgjedhje reale në Shqipëri nëse nuk ndryshoeht sistemi zgjedhor.

 

“Nuk mund të ketë zgjedhje reale ne Shqipëri edhe nëse ato bëhen të ndershme ose afër perfeksionit me këtë sistem. Pasi unë vijojë të këmbëngul dhe jam një nga ata persona që them se njerëzit nuk mund të vijojnë të emërohen në Parlament siç emërohen me këtë Kod Zgjedhor. Pra njerëzitr duhet të zgjidhen. Pra duhet të kenë tnjëelemnt maxhoritar ose të kthehet sistemi siç ka qenë, ose me lista të hapura”

 

Teksa u pyet nga moderatorja Borakaj në lidhje me aksipni opozitar, Duka the se oipozita nuk mund të kthehet në Parlament me këtë mazhorancë që është e lidhur me krimin.

 

“Në rastion konkret nëse ka pengesa në intergrim ato kanë ardhur për shak të problematikave që ka qeverisja aktuale dhe jo nga ajo që hyn apo jo opozita në Parlament. Opozita në Parlament nuk ka si të hyje duke pasur këtë mazhorancë që ka lidhje me krimin”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *