Nga ora 7:00 e mëngjesit deri ne oren 11:00 behet e ditur se kane votuar 12% e qytetarëve me të drejtë vote në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se qendrat e votimit janë të hapura në të gjithë vendin, me përjashtim të 7 Qendrave të Votimit në Postrribë në qarkun e Shkodrës.

 

Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

 

Ndërkohë 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës vijojnë normalisht procesin zgjedhor, pavarësisht vonesave në shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

 

Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *