E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet/ Testohet në Kukës pajisja për identifikimin elektronik

Pas Tiranës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar në Kukës testimin e dytë të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve në votime.

Ky proces pritet të aplikohet në qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25 prillit. Në ambientet e improvizuara si qendër votimi, kanë marrë pjesë mbi 50 persona, që i janë nënshtruar testimit paraprak të procesit.

Lealba Pelinku, nënkomisionere shtetërore e zgjedhjeve tha se testimi për verifikimin dhe regjistrimin e votuesve në kushte normale rezultoi me sukses. Në dy testimet nuk ka patur kontestime apo kundërshtime nga subjektet politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë