Dy ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri, Yuri Kim dhe Luigi Soreca zhvilluan një takim “kokë më kokë” këtë të hënë.

 

Kryediplomatja amerikane zbardhi disa detaje të takimit në “Twitter”, duke zbuluar se është diskutuar për procesin zgjedhor të 25 prillit, zbatimin e reformës në drejtësi si edhe integrimin e Shqipërisë në BE.

 

Kim garantoi se për përballimin e këtyre sfidave, për shqiptarët nuk do të mungojë mbështetja nga SHBA-BE.

 

“Shumë sfida përpara nesh: zbatimi i reformës në drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE. Por, një gjë është e sigurt: Soreca dhe unë pajtohemi që bashkëpunimi SHBA-BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *