E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zgjedhjet presidenciale në Austri

Ilustrim · Vizion Plus

Është mbyllur raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale ne Austri. Kur jane numëruar 94 perqind te votave dy rivalet ne balotazh, jane koke me koke me nga 50 perqind te votave secili. Gara mes kandidatit te ekstremit te djathte te Partisë se Lirise Norbert Hofer dhe te pavarurit, Aleksander Van Der Belen ka qene e ashpër. Vendimtare per zgjedhjen e Presidentit do te jene votat me poste, qe përbejnë 900 mije votues, ose 14 perqind te zgjedhësve, te cilat do te numërohen diten e hene. Nese Hofer shpallet fitues ai do te jete Presidenti i pare nga nje parti e ekstremit te djathte ne vendet e Bashkimit Europian. Kreret e Komisionit dhe Parlamentit Europian, Junker dhe Shulc kane shprehur shqetësim ne rast te nje fitoreje te tij.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh