Vijon procesi i zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

E iniciuar nga Komisioni i Rithemelimit gara po zhvillohet në të gjithë vendin midis dy kandidatëve, Sali Berishës dhe Ibsen Elezit.

Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 18:00.

 

 

VLORE

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit edhe në Vlorë.

Në tri bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë votë më konkretisht:

– në bashkinë Vlorë rreth 1400 anëtarë janë thirrur në proces votimi që po zhvillohet në Pallatin e kulturës “Labëria”.
-Në bashkinë Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra ndërsa aktiv rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot, procesi i votimit që po zhvillohet në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë.
-Në bashkinë Himarë me të drejtë vote janë 413 anëtarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qëndrore të Pd në këtë degë.
Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm për të votuar

 

 

LUSHNJE

Ka nisur procesi i voimit në të dy degët e Partisë Demokratike në Lushnjë.

Në Lushnjë eshtë vendosur një kuti votimi dhe janë 1825 anëtarë të cilët kanë të drejtë vote.

Edhe në Divjakë është vendosur gjithashtu një kuti votimi dhe janë 820 anëtarë.

 

 

FIER

Në Fier demokratët po votojnë në gjashtë qendra votimi, në Bashkitë, Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër.

Burimet deklarojnë se në Fier pritet të votojnë rreth 2000 anëtarë.

 

 

BERAT

Nga qyteti i Beratit pritet që t’ju drejtohen kutive të votimit rreth 6230 anëtarë të Partisë Demokratike, nga Bashkitë Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan.

 

 

ELBASAN
Nga Bashkia e Elbasanit janë 2900 anëtarënga dega e Partisë Demokratike që do t’I drejtohen kutive të votimit.Deri më tani, 10:00 pjesmarrja është e mirë në dy qendrat e votimi.

 

 

KUKES

Në Kukës po zhvillohen zgjedhjet në tre qendra votimi ku do të votojnë anëtarët e Partisë Demokratike.

 

 

DIBER
Votimi për zgjedhjen e kryetarit të PDSH në Dibër po zhvillohet në katër qendra votimi.

Në Bashkinë e Matit po votohet në ambjentet e pallatit të kulturës në Burrel në Bashkinë Klos është hapur qendër votimi në një ambjent privat, në Bashkinë e Bulqizës procesi po mbahet në ambjent privat, e po ashtu në qytetin e Peshkopisë prane pallatit të kulturës.

Deri tani në të 4 këto qendra votimi është vënë re një fluks për të votuar ku fillimisht kanë ardhur anëtarët e zonave të largëta.

Nuk raportohet të ketë patur probleme të këtij procesi deri tani, proces i cili pritet të mbyllet në orën 18:00.

 

GJIROKASTER

Prej orës 08:00, ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD edhe në Gjirokastër .  Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe në momentet e para të tij është parë një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për të votuar.

Në Gjirokastër janë ftuar të votojnë 1200 anëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *