Subscribe

Tre përfaqësues të OSBE-së ndodhen tani në Kryesinë e Kuvendin dhe po zhvillojnë një takim me bashkëkryetarin e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema mëson se pas takimit me Gjiknurin, OSBE do të zhvillojë një takim dhe me bashkëkryetarin tjetër, Alibeaj.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjithçka ndodh pas letrës së djeshme të Gjiknurit dhe Alibeaj ndaj OSBE-së, ku i kërkuan asistencë për implementimin e ndryshimeve e nevojshme në procesin zgjedhor duke marrë parasysh faktin se mandati i Komisionit përfundon në mars.

Dy janë çështjet kryesore që duhet të trajtojë komisoni: E para lidhet me heqjen e hersit dhe aplikimin e zgjedhjeve me lista të hapura dhe tjetra, gjetja e formave për të mundësuar votën emigrantëve.

Aktualisht jemi pak më shumë se një vit para zgjedhjeve të vitit 2025, ndërkohë që Komisionit i kanë mbetur vetëm pak muaj “jetë”, periudhë brenda së cilës duhet të mbyllë gjithçka duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura dhe votën e emigrantëve, krahas sugjerimeve të tjera të OSBE-ODIHR-it për procesin zgjedhor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *