Subscribe

Serbet u jane drejtuar kete te diel kutive te votimit ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare, te cilat konsiderohen nje test, nëse vendi do t’i afrohet Bashkimit Europian, apo Rusise. Kryeministri Vuçiç kerkoi mbajtjen e zgjedhjeve per te rikonfirmuar mbështetjen per reformat integruese te nisura prej tij, ndërsa dhjetorin e kaluar Brukseli hapi negociatat e anëtarësimit me Serbinë. Ne keto zgjedhje votojnë, 6,7 milionë votues. Votimet po mbahen edhe ne zonat e banuara nga serbet ne Kosove, nen mbikëqyrjen e OSBE. 90 qendra votimi jane hapur dhe deri tani procesi ka vijuar i qete e pa probleme. Numërimi i votave do te behet sipas marrëveshjes me OSBE-ne, ne Vranje dhe Rashke, pas dorëzimit te materialeve Komisionit Zgjedhor. Partia Progresiste Serbe e kryeministrit Vucic pritet te fitoje shumicën ne parlamentin 250 vendesh. Por ultranacionalistet serbe te partisë radikale te drejtuar nga Vojisllav Sheshel jane te vendosur te rikthehen ne parlament pas nje mungese disavjeçare, te nxitur edhe nga pakënaqësia e votuesve ndaj kryeministrit dhe politikave shtrënguese pro Bashkimit Europian. Popullariteti i Sheshel eshte rritur ndjeshëm qe prej lirimit muajin e kaluar nga Gjykata e Krimeve te Luftes ne Hage. Gjate fushatës, Vuçiç premtoi ta çoje vendin drejt BE. Rivali i tij kryesor, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nga Partia Socialiste e Serbisë eshte treguar me i kujdesshëm ne qëndrimin ndaj unionit dhe ne mbajtjen e raporteve te mira me Rusine dhe Kinen. Ndërsa Sheshel ka qene i drejtpërdrejte, eshte shprehur kundër anëtarësimit dhe ka kërkuar aleance me Rusine, aleatin historik te Serbise. Rezultatet e zgjedhjeve pritet te dalin disa ore pas përfundimit te procesit ne orën 20.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *