Greqia sot voton për zgjedhjet parlamentare, ku gara është mes dy partive kryesore: Demokracia e re e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis si dhe SIRIZA e Tsipras.

 

9.8 milionë zgjedhës do të vendosin për qeverinë e re të Greqisë.

 

Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes zgjedhësit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

 

Në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor në Greqi, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm.

 

Nuk janë të detyruar të votojnë personat që janë mbi 70 vjeç dhe ndodhen jashtë vendit si dhe ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore.

 

Gjithashtu edhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme zgjedhore për heterorezidentët, por nuk është ngritur qendra votimi për shkak të mosplotësimit të numrit prej të paktën 40 zgjedhësve jorezidentë të së njëjtës zonë zgjedhore bazë.

 

Janë 6 parti greke që konkurrojnë në këto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *