Subscribe

Tek deklarata e komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn, ministrja e Integrimit europian Klajda Gjosha, shikon jo thjesht angazhimin e institucioneve të BE-së për krizën politike në Shqipëri, por mbi të gjitha alarmin për të kapërcyer këtë situatë tejet të vështirë.

 

Por, Gjosha shpreh shqetësimin mbi legjitimitetin e institucioneve që do të dalin pas zgjedhjeve, në kushtet kur opozita, të paktën deri në këto moment, ka deklaruar bojkotin.

 

Gjosha vijon të mbajë të njëjtin qëndrim, sa i takon një procesi zgjedhor brenda standardeve më të larta, në funksion të vendimit nga Brukseli për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

 

Ministrja Gjosha konsideroi si tejet pozitive paketën e kompromisit të ofruar nga negociatorët e BE-së David McAllister dhe Knut Fleckeistein, por që nuk u pranua nga opozita. Ajo theksoi se mazhoranca pati të gjithë predispozitën për të arritur një pakt politik me opozitën. Sipas saj, ka ende kohë që palët të vijojnë dialogun politik, për të arritur kompromisin dhe për të pasur zgjedhje ku do të ofrohen të gjitha alternativat politike, të majta e të djathta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *