Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serb në komunat veriore të Kosovës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

 

Sipas tij kjo thirrje bëhet me qëllim që të gjithë qytetarët të tregojnë vullnetin se sa realisht e duan dhe e admirojnë shtetin e Serbisë.

 

“Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *