Ora 16:00 e kësaj të enjte shenoi mbylljen e votimeve neper universitete. 

Per 8 ore rreth 96 % e stafit akademik dhe 15% e studenteve shprehën vullnetin e tyre nepermjet votes per te zgjedhur drejtues te rinje per universitetet dhe rektoratin.

Kete pohoi edhe Kryetarja e komisioni institucional  zgjedhor Mjalinda Keta e cila tha se ne kete dite nuk eshte shenuar asnje incident gjat procesit te votim ndonese  fushata zgjedhore u shoqerua me debate.

 Procesi i numerimit do të vazhdoje për t’u finalizuar me certifikimin e rezultateve.

Akademike dhe Student iu nenshturuan kontrollit temperatures dhe vetem ata që rezultuan pa problem, u lejuan per te votuar.

Ne disa prej fakulteteve numri i studenteve ishte i  ulet ndresa me ndryshe ishte situate ne fakultetin e drejtesise.

Në Universitetin e Tiranës rezulton fitues dekani i Juridikut, Artan Hoxha. Në Elbasan rektor do të jetë për herë të dytë radhazi akademiku Skender Topi  i cili mori mbi 89%  të votave. Ndërsa në Vlorë është rikonfirmuar per here te dyte profesori Roland Zisi cili mori dyfishin e votave në raport me rivalen më të afërt Yllka Stramarko.

Ne Korce, rektor i ri do te jete Dhimiter Bello i cili fitoi ne te katerta fakultetet ndaj rivalit te vet Lorenc Ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *