E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Zgjedhjet në Turqi/ Numërohen rreth 50% e kutive të votimit, Erdogan kryeson përballë rivalit

Rexhej Tajip Erdogan kryeson garën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë.

 

Kreu i Këshillit të Lartë të Turqisë, Ahmet Yener, bëri me dije se presidenti aktual i Turqisë, Tajip Erdogan kryeson me 54,47% të votave dhe Kilicdaroglu me 45,53%.

 

Reklamë

Sipas përditësimit më të fundit janë numëruar 54,6% e kutive të votimit.

 

Numri i votave të numëruara është mbi 26 milionë.

Ky është përditësimi i parë zyrtar që thotë se Erdogan kryeson që nga mbyllja e votimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë