Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Përmes një deklarate për shtyp, Meta deklaroi se diçka e tillë do të ndihmojë që të forcohet kontributi i shqiptarëve.

 

“Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal. Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.”

 

Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen në 26 prill të 2020. Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë me një listë të unifikuar katër subjekte politike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *