Subscribe

Në kampin opozitar ende vazhdojnë negociatat mes Partisë Demokratike dhe partive aleate për nivelin e përfaqësimit të tyre në listën e kandidatëve për deputet. Vetë Basha ka preferuar të mos japë detaje për negociatat, edhe pse kritikat publike nga aleatët nuk kanë munguar gjatë këtyre ditëve veçanërisht nga aleati historik i PD, Fatmir Mediu.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Po vazhdojnë negociatat me të gjithë aleatët dhe do të keni njoftimin zyrtar nga grupi i negociatorëve.”

 

3 muaj para zgjedhjeve Basha ka arritur një marrëveshje me Agron Dukën, pritet përcaktimi i detajeve finale me Shehin, Ndokën e Dulen; ndërkohë që pjesa më e vështirë e bisedimeve është ajo me Fatmir Mediun e Shpëtim Idrizin të cilët kërkojnë më shumë se një pozicion në zonën e sigurt të kandidatëve për deputet të PD.

 

Përveç marrëveshjes me aleatët, Basha pritet të mbyllë edhe drejtuesit politik në 12 qarqet e vendit. Sot ai shpalli nënkryetarin e PD Edmond Spaho si drejtues politik në Korçë dhe  pedagogun  Mark Marku si drejtues të qarkut të Lezhës.  Ky është rikthim i Markut si kandidat për deputet në qarkun që ai ka përfaqësuar në parlament gjatë viteve 2009-2013. Në 2013 Marku u la jashtë listës së kandidatëve nga Sali Berisha për shkak të kritikave të tij të forta ndaj Partisë Demokratike.

 

Por Mark Marku ishte një prej 5 figurave të komisionit të vlerësimit, i cili vitin e kaluar caktoi se cili duhet të jetë ose nuk duhet të jetë deputet i partisë demokratike; duke ngritur një pikëpyetje për konfliktin  e interesit të tij në këtë proces.

 

Deri më tani Basha ka përcaktuar drejtuesit e 7 qarqeve;  ndërkohë që ende nuk janë zyrtarizuar ekipi politik për Tiranën; drejtuesi i Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës e Beratit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *