Subscribe

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare ne 5 qershor ne Maqedoni duket e pamundur. Ndërsa ne mesnate skadon afati per dorëzimin e listave te kandidateve per deputet, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se deri tani asnje parti nuk i ka dorëzuar listat. LSDM e Zoran Zaev ka paralajmëruar bojkotin e zgjedhjeve, ndërsa te njëjtën gje pritet ta bejne edhe dy partitë kryesore shqiptare, BDI dhe PDSH. Vetem VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Gruevski këmbëngul se zgjedhjet duhet te mbahen sipas parashikimit. Nese deri ne mesnate nuk mbërrin asnje liste, Komisioni Zgjedhor lajmëron kuvendin, por se çfarë do te ndodhe me pas nuk parashikohet ne kodin zgjedhor. Kriza ne Maqedoni eshte thelluar pas vendimit te presidentit Ivanon per faljen e politikaneve nen hetim per korrupsion dhe krime te tjera. Ky zhvillim ka sjelle zemërimin e qytetareve qe vijojne protestat ne te gjithe vendin. Nderkombetaret prej ditesh jane ne kontakt te vazhdueshëm me partitë politike ne përpjekje per tejkalimin e krizës, por deri tani nuk ka shenja kompromisi. BE e ka bere te qarte se u takon liderëve politike te Maqedonisë te gjejnë nje zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *