Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shprehur urime për rezultatin e arritur nga Lista Serbe ne zgjedhjet e Kosovës.

 

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, pas përfundimit të zgjedhjeve, Vuçiç tha se Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj.

 

“Lista Serbe ka arritur fitoren më bindësi. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”

 

Sipas Vuçiç, të gjithë serbët e Kosovës përmes këtij votimi treguan hapur dashurinë e madhe që kanë për atdheun e tyre, Serbinë.

 

“Për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbeve Kosovës”.

 

Vuçiç tha më tej se Beogradi do të bisedojë me qeverinë e re të Albin Kurtit për çështjen e taksës dhe pse I cilësoi bisedimet si të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *