Kjo e premte është dita e dhjetë dhe e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen të dilën .

Këtë të premte partitë politike dhe kandidatët për kryeministra do të mbajnë tubimet përmbyllëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës e kandidates për kryeministre Vjosa Osmani mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Gjilan në ora 18:00.

Koalicioni AAK-PSD me kandidatin Ramush Haradinaj për kryeministër tubimin përmbyllës e mban në Gjakovë duke nisur nga ora 17:30.

Koalicioni Nisma-AKR-PD e kandidatit për kryeministër Fatmir Limaj mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prizren në ora 17:30.

Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër Kadri Veseli mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në ora 18:30.

Vetëm pak metra më tutje dhe disa orë më vonë, Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, saktësisht në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet në ora 20:00.

Pesë kandidatë për kryeministër dhe mbi 1000 kandidatë për deputetë nga 25 subjekte politike kanë shpalosur programin e tyre dhe duke kërkuar që t’u jepet besimi për të udhëhequr vendin.

Ndërkohë komisioni qëndror I zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat për votimet e së dielës. Ndërkohë  në Prishtinë kanë arritur fletëvotime nga diaspora të cilët kanë votuar me postë. .

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit garojnë 25 subjekte politike përfshirë edhe koalicione parazgjedhore, derisa numri i qytetarëve me të drejtë vote janë 1.937. 869.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *