Zgjedhjet në Kosovë, Osmani thirrje KQZ-së: Mbroni integritetin e votës

Presidentja e Republiëks së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar qytetarët për kulturën e lartë demokratike të treguar në procesin e sotëm zgjedhor.
Përmes një deklarate për mediat, Osmani ka shprehur sigurinë se KQZ pavarësisht problemeve do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.
Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.
Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar.




