Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore që të mbahen më 19 maj të këtij viti, por duket se Lista Serbe pret vendimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç nëse do të marrin pjesë në këto zgjedhje apo jo.

 

Përmes një deklarate përt mediat serbe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, është shprehur se në lidhje me këtë do të konsultohet me presidentin Vuçiç.

 

“Kështu që këtë herë do të kemi konsultime me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe do të marrim një vendim që do të jetë në interes të popullit serb që jeton në Kosovë”.

 

Sipas tij, vendimi që ka marrë presidenti Thaçi për zgjedhjet në komunat veriore është bërë në konsultim me përfaqësuesit e partive politike, por siç tha ai, Lista Serbe, nuk është kontaktuar nga asnjë autoritet i Kosovës për këto zgjedhje.

 

“Përgjigjja e shqiptarëve ndaj unitetit të serbëve në Kosovë është një përpjekje për të gjetur ata me interes personal para atij kombëtar dhe me të cilët është shumë më e lehtë për të folur”.

 

Sipas tij, vendimi i Thaçit për të shpallur zgjedhjet është një provokim i radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *