
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu drejt marrjes së mandatit të pestë
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka të ngjarë që të sigurojë një mandate të pestë pasi rezultatet pothuajse në përfundim flasin për fitoren e kolaicionit të djathtë.
Sipas BBC, partia e tij, Likud pritet të përfundojë me të njëjtin numër ligjëvënsish sa aleanca qëndrore e Barhdë e ish shefit ushtarak Benny Gantz.
Por Likud dhe aleatët e krahut të djathtë, thotë BBC duke u ndalur tek raportimet e mediave lokale të Iziraelit, pritet që të marrin drejtimin e vendit pasi kanë siguruar 65 vende nnë Knesset nga 120 që janë në total.
Kryeministri 69-vjeçar po përballet me akuza për korrupsion.
Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve do të thotë se ai mund të bëhet kryeministri më jetëgjatë izraelit, duke tejkaluar David Ben-Gurion, themeluesin e Izraelit.




