E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet në Hungari, Rama uron Magyar për fitoren dhe vlerëson bashkëpunimin me Orban

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes platformës X pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari.

Rama u shpreh se ka qenë kënaqësi të bashkëpunojë me Viktor Orbán, duke theksuar afrimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë gjatë kohës së tij në detyrë.

Reklamë

“Ka qenë kënaqësi të punoj me kryeministrin Orbán dhe të shoh Shqipërinë dhe Hungarinë të afrohen gjithnjë e më shumë. I uroj mikut tim Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, shkroi Rama.

Njëkohësisht, ai përgëzoi Péter Magyar për fitoren në zgjedhje, duke e cilësuar atë si një sukses mbresëlënës.

“Përgëzoj ngrohtësisht Péter Magyar për fitoren e tij të vërtetë mbresëlënëse. I uroj kryeministrit të ri të Hungarisë suksese në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe pres me padurim të punojmë së bashku për të afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shtoi Rama.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë