Zgjedhjet në Himarë, disa qytetarë shkojnë të votojnë me karta të skaduara, Bollano: Ligji nuk e lejon

Himara voton sot për kryebashkiakun e ri, me Vangjel Tavon dhe Petro Gjikurinë në garë.
Ndërkohë, gjatë procesit ka pasur edhe disa problem, teksa në Himarë fshat u pezullua votimi për disa minuta pasi u paraqitën votues të cilët janë me kartë të skaduar.
Mësohet se 100 persona janë paraqitur deri në orën 09:00 në qendrat e votimit me karta të skaduara.
“Ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, por ligji nuk e lejon. Për momentin është pezulluar votimi. Do vijnë këta të KQZ, ligji e thotë qartë nuk lejohet të votohet me karta të skaduara dhe pasaporta nuk duhet të jetë e skaduar”, ka thënë Arqile Bollano i PS-së, kryetari i qendrës së votimit Kuç. /vizionplus.tv




