Subscribe

Opozita i druhet manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Nënkryetari demokrat Edi Paloka, në një prononcim për mediat, pas një mbledhjeje të shkurtër të grupit parlamentar. Ai tha se PD është gati për një fusha të zgjedhore në interes të qytetarëve. Një paralajmërim Paloka u dha edhe njerëzve të pakënaqur brenda radhëve të degës së PD-së në Dibër, që mund të dëmtonin kandidatin Sherefedin Shehu. Paloka pohoi se ristrukturimi i kësaj dege është pezulluar me vendim të kupolës drejtuese në PD, për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale. Ai tha se menjëherë pas përfundimit të garës elektorale të 11 shtatorit, procesi do rinisë për organizimin e kësaj dege.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *