Edhe pse kanë mbetur vetëm 2 per qind të votave pa u numëruar, ende nuk është e qartë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Bullgari.

 

Rezultatet paraprake tregojnë një garë të fortë midis koalicionit GERB, të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, dhe partisë së quajtur “Ka një popull të tillë”, me në krye prezantuesin televiziv, Slavi Trifonov.

 

Partia e Trifonov, deri më tani, kryeson me 23,91% të votave, me një epërsi ndaj koalicionit GERB prej vetëm 0,22%, pasi ish-kryeministri ka arritur të sigurojë deri më tani 23,69% të votave.

 

Borisov deklaroi se rezultatet e votimit ishin të manipuluara, por kjo nuk do të thotë se ai kërkon anulimin e zgjedhjeve.

 

Ndërkohë, shpallja e fituesit pritet me interes në Maqedoninë e Veriut e më gjerë, pasi Sofja zyrtare ka bllokuar me veton e saj, hapjen e negociatave te anetarësimit për vendin fqinj. Shpresohet që fituesi i zgjedhjeve t’i japë zgjidhje edhe mosmarrëveshjeve për gjuhën, kombësinë maqedonase dhe personazhet historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *