Në mbledhjen me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalë së tij, ka kërkuar nga socialistët përfshirjen e qytetarëve në procesin e Këshillit Kombëtar.

 

Kreu i qeverisë vuri theksin edhe te objektivi i zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars.

 

“Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar, se kjo është një shtysë që të gjithë deputetët flasin me njerëzit. të angazhuar do jenë vetëm forcat vendore, deputetët, drejtuesit politik të qarkut, mesazhet të lidhura me hallet, problemet dhe me shpresat e komunitete dhe sa më pak politikë në këto zgjedhje aq më mirë, se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është qartë, nga ana jonë ne ofertës së punë, në 6 sheshe nga ana tjetër kundërshtarët tanë me 12 apo 18 kandidatë që do luftojnë për mbijetesën politike të drejtuesve partiak në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje. Mesazhet tona duhet të jenë thuajse tërësisht të lidhura me hallet. Sa më pak politikë në këto zgjedhje. Politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë për të gjithë. Nga njëra anë ne, nga ana tjetër kundërshtarët. 6 sheshe, 12 përsheshe. Varet si do të rreshtohen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *