Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task Forcës, zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm Dritan Demiraj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako.

 

 

Ata kanë biseduar për masat e marra nga ana e Policisë së Shtetit për rastet e denoncuara, që prej datës 24 qershor e deri më tani. Në përfundim të takimit Zëvendëskryeministrja Mandija njoftoi mbledhjen e Task Forcës në orën 17:00 .

 

 

Në rendin e ditës së kësaj mbledhje si çështje kryesore është raportimi nga Ministri i Brendshëm dhe Drejtorit i Policisë së Shtetit për problematikën e hasur gjatë procesit zgjedhor që prej ditës e djeshme, 24 qershor e deri në këtë moment, ku do të shqyrtohet rastet e denoncuara dhe masat e marra.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *