Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në argumentimin e tij, kryekomisioneri Ilirian Celibashi tha se autorizimi i delegimit të kompetencave nga Lulzim Basha duhej të ishte i plotë dhe ka mangësi themelore.

 

“Çështja e përfaqësimit ligjor për të paraqitur kërkesën ka qenë në diskutim. Në vlerësimin ligjor, ka disa fakte e pretendime që i gjej të mbështetura në ligj e disa jo.

 

Qëndron që Basha është kryetar i PD, ligjërisht dhe nuk qëndron tjetri se Berisha është ai kryetar i PD. Mbi këtë fakt ka legjitimitet pala e Bashës, ose persona të autorizuar nga ai kanë legjitimitetin për të paraqitur kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor. Por ky autorizim duhet të jetë plotësisht i qartë dhe i plotë. Dokumentacioni për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor, ka një mangësi themelore, deklarata duhet të jetë e nënshkruar nga vetë kreu i PD, por rezulton e nënshkruar nga Alibeaj. Në bindjen time, deklarata solemne është një akt që nënshkruhet vetëm nga kreu i partisë”, tha ai.

 

Partia Demokratike e përfaqësuar ligjërish nga Indrit Sefa akuzoi Celibashin se i ka shkatuar një dëm të madh kësaj force politike duke zvarritur vendimin. Sipas PD, kryekomisioneri i KQZ po interpreton në mënyrë të gabuar ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *