E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të diel në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në qytetin e Shkupit. Votimi u mbyll në orën 19:00 dhe rezultatet e parë kanë dalë.

Nga rezultatet e para shihet se koalicioni shqiptar VLEN është në avantazh në Çairit të Shkupit dhe Tetovë. Koalicioni VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje deri në orën 18:30 ishte 46.65 për qind.

Vazhdo të lexosh

Reklamë