E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, diskutohet caktimi i datës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me partitë politike për të diskutuar  për datën e zgjedhjeve lokale. Ky vendim duhet te merret katër muaj para procesit zgjedhor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pozitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte i pari qw u takua me presidenten.

Partia e parë që do të zhvillojë takim me presidenten është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë, KQZ ka sqaruar procesin e verifikimit të kandidatëve që do të garojnë.

 

VALMIR ELEZI

ZËDHËNËSI I KQZ-së

 

“Me qëllim të verifikimit të kandidatëve që duan të certifikohen në garën për kryetar komune apo për kuvende komunale, KQZ-ja do t’i drejtohet disa institucioneve të ndryshme. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kohën pra kur të vijë periudha e certifikimit të kandidatëve që duan të kandidojnë që duan të garojnë në zgjedhjet lokale qoftë për kryetar komunë qoftë apo për kuvende komunale do të veprojë njëjtë sikurse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”

 

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, në garën për kryetar Komune morën pjesë 204 kandidatë.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video