13 milionë italiane u jane drejtuar kutive te votimit per te zgjedhur kryebashkiaket e rinj, si dhe këshilltaret bashkiake ne disa prej qendrave te rëndësishme te vendit. Beteja me e rëndësishme eshte ajo per kryeqytetin Rome, ndërsa zgjedhjet lokale konsiderohen si test per Partine Demokratike te kryeministrit Matteo Renzi per zgjedhjet e 2018-es. Ish-kryebashkiaku i Romes, Ignazio Marino, nga kjo force u detyrua te jepte doreheqjen pas nje skandali me shpenzimet e tepruara. Ne kryeqytet shqetësim per banoret jane problemet me transportin publik, rrugët dhe plehrat, çka ka rritur mbështetjen per lëvizjen populiste “5 Yjet’. Sipas sondazheve, kandidatja më e preferuar nga zgjedhësit është Virginia Raggi e kësaj force, e ndjekur nga Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokratike. Ndërsa ish-kryeministri Berlusconi mbështet nje kandidat te pavarur. Megjithatë, sondazhet nuk parashikojnë ndonjë kandidat qe te siguroje shumicën dhe fituesi pritet te shpallet pas balotazhit qe do te mbahet ne 19 qershor. Përveç Romes, zgjedhje po mbahet edhe ne qytete te tjera te rëndësishme, Milano, Torino, Napoli e Bolonja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *