Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka bërë me dijë se do të pozicionohet përkrah Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

 

Në një intervistë të shkurtër me moderatoren Pranvera Borakaj, Ndoka tha se pavarësisht mungesës së një marrëveshje konkrete, nuk kanë munguar diskutimet për formën dhe mënyrën e bashkëpunimit.

 

 

“Akoma nuk kemi një marrëveshje. Për faktin që jemi akoma në pjesën e procedurave ligjore dhe ka ende hapsire. Edhe për faktin që PD nuk e ka marrë akoma të drejtën e logos dhe vulës po kjo nuk ka penguar që në parim të biem dakort për formën e mënyrën e bashkëpunimit. Kodi zgjedhor na krijon edhe luksin që çdo parti politike të përfaqësohet në këshillat bashkiak. Pesha e çdo partie janë përfaqësuesit me këshilltarë në këto bashki, gjë që nuk ka nevojë për marrëvveshje apo koalicion. Sa i përket kryetarëve të bashkive ne si PDK do të mëbshtesim kandidatët që kanë dalë nga priamret apo që PD ka patur marrëveshje me partitë e tjera politike. Unë nuk shoh ndonjë pengesë.”– tha Ndoka për Vizion Plus.

 

 

I pyetur për ndonjë kusht apo kërkesë specifike ndaj aleatëve, Ndoka tha se e rëndësishme është vetëm transparenca për procesin e zgjedhjeve dhe siguria për votën.

 

 

“Për ne është shumë e rëndesishme që të kemi transparencë për të kontrolluar procesin. Të ketë garanci për votëm, ky është i vetmi kusht. Pjesa tjetër, kemi qenë gjithmonë për shkëmbimin e informacionit qoft edhe për kandidatë të veçantë brenda primareve.”- tha kreu i PDK.

 

 

Ndoka foli edhe për përçarjen brenda PD të cilën e quajti më tepër një pengmarrje nga kryeministri Edi Rama se sa mosmarrëveshje mes demokratëve.

 

 

“Të them të drejtën është më terpër një pengamrrje nga Rama se sa përcarje brenda PD. Rama po e fut procesin në një rrezik shumë të madh kushtetues e politik duke vazhduar ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë për ta mbajtur partinë më të madhe opozitare, peng. Dihet që e ka ‘Alibashën’ peng por po mundohet të mbajë edhe partinë më të madhe. Përpara 4 viteve i gjeti mekanizmat, ku edhe unë kam një pjesë të përgjegjësive ndërsa sot po vijon nëpërmjet mekanizmave të tjerë.”

 

 

Sa i takon aleancës së Bindjes Demorkatike dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ndoka tha se është një lëvizje e mirë për pluralizmin por do të dëmtojë të dyja partitë, sidomos në një kohë kaq të shkurtër përpara zgjedhjeve.

 

“Mu duk pak e habitshme për faktin që kodi zgjedhor na e jep mundëisnë, dhe nuk shoh arsye që të bashkoj forcat me një parti tjetër. Ka patur një mungesë vëmendje nga PD, duhet ta pranojmë, për të gjithë partitë aleate e personazhet. Disa prej tyre e kan parë veten të anashkaluar kjo mund të jetë arsyeja e këtij koalicioni. Është e mirë për pluralizmin por dëmton vetë ata si parti, nuk dihet se cila parti i ka kandidatët e cila logo do të votohet. Vetëm një muaj përpara zgjedhjeve do të jetë e vështirë.”– tha Ndoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *