Në tre bashkitë e vendit, deri në orën 03:40 minuta të kësaj të hëne nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave.

 

Në Malësinë e Madhe ku kandidojnë Isa Ramaj dhe Tonin Marinaj, nuk ka nisur procesi i votimit në asnjë qendë. Në total në këtë bashki janë 72 QV.

 

Edhe në Kavajë, nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave.

 

Gara për këtë bashki është mes Fisnik Qosjes nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Redjan Krali nga PS.

 

Edhe në Divjakë nuk është hapur asnjë kuti votimi.

 

Qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre për Josif Gorrean nga PS dhe Aurel Malkon nga Bashkë Fitojmë.

 

Nuk dihen arsyet pse në këto tre bashki nuk ka nisur ende procesi i numërimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *