Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Lushnjë për të mbështetur kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

 

Sipas Kryemadhit, me fitoren e “Shtëpisë së Lirisë” do të triumfojë liria e qytetarëve mbi “Rilindjen e varfërisë ekonomike”.

 

“Këtë të diel, qytetarët e Lushnjes kanë mundësinë e vërtetë për të zgjedhur në drejtimin e Bashkisë djalin e tyre, i cili do të jetë i përkushtuar në përmirësimin e qytetit. Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano meriton mbështetjen tonë dhe fitoren. Fitorja e Shtëpisë së Lirisë, është triumf i qytetarëve të lirë mbi Rilindjen e varfërisë ekonomike që ka zbrazur vendin nga njerëzit dhe rinia. Lushnja voton më 6 Mars”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *