Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan CelibashI i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Brendshme, që të shqyrtojë mundësinë për të shtyrë përdorimin e kartave të identitetit që kanë skaduar, përtej datës 6 mars.

 

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, KQZ shprehet se ka marrë shqetësim nga disa forca politike, mbi një numër jo të vogël të shtetasve, të cilëve iu ka skaduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit.

 

“Sikurse edhe ju e dini, koha nga data e dekretimit për zhvillimim e këtyre zgjedhjeve deri në datën e zhvillimit të tyre objekivisht mundet të mos ju ketë dhënë mundësinë shtetasve me dokumente identifikimi të skaduara t’i rinovojnë ato. Shto këtu edhe faktin që disa bashki ku do të zhvillohen këto zgjedhje përfshijnë zona të thella rurale, dhe si të tilla sjellin një dekurajim të votuesve potencialë për të rinovuar dokumentet e identifikimit, përbëjnë argumente për të marrë vëmendjen tuaj”, argumenton Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *