Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati zhvilloi një takim në lagjen 3, një prej lagjeve më të rëndësishme të qytetit. Takimi u zhvillua në pedonalen e Gjuhadolit.

 

Banorët i kërkuan kandidatit Bushati që nesër si kryetar i bashkisë të rikthejë vëmendjen e munguar në atë zonë historike e kulturore, në të cilën kanë jetuar personalitete të mëdha të artit, kulturës, letërsisë e historisë së Shqipërisë.

 

“Falemnders banorëve të lagjes 3! Sa herë i thërret Shkodra, janë aty. Jo rastësisht zgjodhëm G’juhadolin, por si dëshmi të degradimit dhe mungesës së vëmendjes. Janë angazhuar, me qytetarinë e tyre, ta fitojnë betejën për të ardhmen e Shkodrës. Larg urrejtjes, konfliktit, përbaltjes, por përkrah njëri-tjetrit. Bashkë do ta çrrënjosim të keqen që kërkon të lëshojë rrënjë dhe të përsëritet.  Me 6 Mars, Shkodren shkodranve! Masivisht përkrah njëri-tjetrit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *