Kandidatët demokratë dhe republikanë përballen me testin më të rëndësishëm në SHBA, pasi zhvillohen zgjedhjet e të ashtuquajturës “Super të martës”, në 15 shtete. Në kampin republikan sondazhet tregojnë se kandidati Donald Trump udhëheq në të paktën 11 shtete, mes të cilëve Alabama, Virzhina, Teksas e Alaska. Katër shtete të tjera pritet të fitohen nga rivali më i fortë ndaj Trump, senatori Ted Cruz. Më e vështirë paraqitet gara në Partinë Demokrate ku ish-sekretarja e shtetit Hillari Klinton përballet me Berni Sendërs. Zonja Klinton duket në avantazh, sidomos pas fitores se fundit në Karolinën e Veriut, ku ajo siguroi një mbështetje të fortë të afro-amerikanëve. Ky elektorat mund t’i sjellë fitoren Klintonit veçanërisht në Alabama dhe Virxhinia. Votimi i “super të martës” pritet të nxjerrë dy kandidatët, atë të demokratëve dhe të republikanëve qe do të përballen më 8 nëntor, për të zgjedhur pasuesin e presidentit Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë.