E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e reja në PS/ Rama: Procesi do besim dhe seriozitet

 

Kryeministri Rama tha se duhet ndërtuar besimi në procesin zgjedhor brenda Partisë Socialiste.

 

I pranishëm në nisje të zgjedhjeve të reja brenda PS sot në kryeqytet Rama tha se ky proces nuk duhet të zhvillohet si më parë por me seriozitet.

 

“Kjo është detyra jonë! Në radhë të parë ta ndërtojmë besimin tek ky proces, në radhë të dytë kjo është çështje seriozititeti edhe të mos bëjmë asgjë nga këto gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Kur i është mbyllur dera njërit, është shtyrë dera tjetrit, i është shmangur rruga drejt derës një të treti për të nxjerrë një kandidat që pastaj ka dalë edhe ka marr mbështtetje në një rreth të mbyllur të quajtur në Asamble dhe e dimë shumë mirë se si janë zhvilluar këto procese.”- tha Rama.

Vazhdo të lexosh