Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me Iranin, do...

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët...

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve të qeverisë...

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë”...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin...

Dy makina përplasen kokë më kokë në Dhërmi, katër...

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më të diskriminuarit...

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Numërohen kutitë, ja si ndahen votat për 5 Bashkitë

10 Nëntor 02:37

Në pesë bashkitë e vendit, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat vijon procesi i numërimit të votave.

Deri më tani, në të gjitha bashkitë kryesojnë kandidatët socialistë.

REZULTATET SIPAS TË DHËNAVE TË KQZ DERI NË ORËN 01:20

Vlorë– Janë numëruar 161 QV nga 231 në total. Kandidatja e Partisë Socialiste është në avantazh të madh. Bruna Mersini kryeson me 11204 vota ose 78.52%. Dionis Sota i mbështetur nga opozita ka arritur të fitojë deri më tani 1672 vota ose 11.72%.  Kandidati i pavarur Gjergj Nikaj vetëm me 1393 vota ose 9.75%. Vizion Plus mëson se vetëm 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Berat– Kandidati socialist Ervin Ceca kryeson në Berat me 6493 vota ose 83.08%. Kundërshtari i tij në garë, Pavlo Shkarpa, 1322 vota ose 16.92%. Në këtë Bashki janë numëruar 57 QV nga 116 në total.

Tepelenë- Ka përfunduar kutia e numërimit në Nivicë të Tepelenës, ku kryeson bindshëm kandidati socialist, Gramoz Sako me 196 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së me vetëm 6 vota. Ndërkohë në kutinë e dytë, në Sinanaj, Sako sërish kryeson me 111 vota, ndërsa Guma me 26, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme. Në Progonati ka fituar sërish socialisti me 188 vota dhe 30 vota Guma. Në Dhemblani, Sako kryeson me 144 vota, ndërsa kundërshtari i tij Guma me 34 vota. Në Kodra kryeson sërish kandidati socialist me 86 vota. Ndërsa Guma vetëm me 23 vota. Ndërkohë në total janë numëruar 11 QV nga 21 në total, ku 1436 vota i përkasin PS dhe 358 kandidatit Guma.

Cërrik–  Janë numëruar 33 QV nga 57 në total. Kryeson kandidati socialist Florenc Doka me 3697 vota ose 71.14%. Pas tij vjen kandidati Amarildo Hoxha me 810 vota ose 15.59%. Kandidati i “Lëvizja Shqipëria Bëhet” ka arritur të marrë 690 vota ose 13.28%.

Mat– Edhe në këtë bashki kryeson kandidati socialist. Nga numërimi i 12 QV nga 47 në total, Altin Bojni numëron 2205 vota ose 70.31%, i ndjekur nga kandidati i pavarur Eduart Brahilika me 771 vota ose 24. 59%. Ndërsa Pasha ka marrë vetëm 160 vota ose 5.10%.

Kandidatët për 5 Bashkitë:

Në Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini përfaqëson Partinë Socialiste. Ndërsa Gjergj Nika dhe Dionis Sota garaojnë si të pavarur, ku ky i fundit ka edhe mbështetjen e opozitës.

Në Bashkinë e Beratit, kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson Partinë Socialiste, ndërsa përballë ka kandidatin e pavarur Pavllo Shkarpa.

Në Bashkinë e Tepelenës Gramoz Sako garon nga mazhoranca, ndërsa Gabriel Guma, kandidat i pavarur ku ka marrë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Sa i përket Bashkisë së Cërrikut, Partia Socialiste përfaqësohet nga Florenc Doka, ndërsa Amarildo Hoxha garon si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga PD-ja. Në këtë Bashki garon edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima.

Në Bashkinë Mat, Altin Bojni është kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish-kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha. Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës.

Kujtojmë  se në të 5 bashkitë e vendit, nuk janë raportuar incidente gjatë procesit të votimit.

Ndërsa pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët.Në të 5-ta bashkitë e vendit, kanë votuar në total 18.72% e qytetarëve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Berat Cërrik Mat Tepelene Vizion Plus vlorew

Nga e njëjta kategori

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve të qeverisë në mbrojtje përpara samitit të ardhshëm të aleancës në Ankara

më shumë...

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal

më shumë...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Mburojë kundër ftohjes dhe kontribuues në shëndetin...

10:33

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në...

10:08

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

10:02

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

9:49

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me...

9:30

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi...

9:13

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve...

7:44

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga...

6:56

Disa truke se si të bëni një...

6:45

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për...

6:34

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë,...

6:09

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen...

5:51

FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra”...

5:39

Dy makina përplasen kokë më kokë në...

5:33

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më...

5:18

Kriminaliteti në kryeqytet, drejtori i policisë së...

5:17

Parashikimi i motit për ditën e diel

5:12

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia...

5:02

Drejtësia raporton në Kuvend, dëgjesa te Komisioni...

4:44

“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u mbyt me n...
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.