E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: Ja kur do të nisë numërimi i kutive dhe kur pritet të shpallet rezultati

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se procesi i numërimit të kutive do të nisë rreth orës 22:00.

Në një konferencë për mediat, Celibashi nënvizoi se rezultati final për të pesta bashkitë, duhet të shpallet ditën e nesërme para mesditës.

“Rreth orës 22:00 do të fillojë numërimi dhe para mesditës së nesërme të përfundojë numërimi për të 5 bashkitë”,  u shpreh kreu i KQZ-së.

Këtë të diel në 5 bashkitë e vendit, Cërrik, Tepelenë, Vlorë, Mat dhe Berat janë zhvilluar zgjedhjet e pjesshme vendore.

Reklamë

Pjesëmarrja në të 5 bashkitë ka qenë e ulët, por qarku që ka pasur qytetarët më “indiferentë” ka qenë Vlora.

Në të 5 bashkitë e vendit, nuk janë raportuar incidente, përveç denoncimit të bërë nga kandidati i opozitës në Cërrik, i cili u shpreh se para qendrave të votimit kishte persona të paautorizuar që intimidonin qytetarët. Këto deklarata u hodhën poshtë nga policia, e cila tha se shkoi në QV dhe nuk gjeti asnjë person të paautorizuar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë