E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, nis numërimi në Tepelenë

Ka nisur procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës.

Kutitë e para që po numërohen janë votat e Nivicës, aty ku kishte qendrën e votimit vetë Gramoz Sako, kandidati i PS-së.

Ndërkohë në pritje janë për të nisur së shpejti Progonati dhe Sinanaj.

Në KZAZ e pranishme është edhe drejtuesja e qarkut të PS Mirela Kumbaro, kandidati socialist Sako si dhe përfaqësues të PS vendore.

Reklamë

Sipas të dhënave të KQZ, për Bashkinë e Tepelenës, kanë shprehur interes 34.63% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 2488 nga 7184 zgjedhës në total.

Gara në këtë bashki është mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë