Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet këtë të hënë për të nisur përgatitjet shpërndarjen e Kuvendit.

 

Kryetari i kuvendit Kadri Veseli thirri kryesinë, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për të caktuar një kandidat  të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Haradinajt.

 

Sipas kreut të kuvendit kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë Haradianj, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme.

 

Sipas tij, shteti nuk duhet të mbetet në vakum institucional dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejtë të zhvillojë zgjedhje.

 

Veseli më herët i ka dërguar një letër kreut të shtetit, ku i bën të qartë se koalicioni fitues i zgjedhjeve të fundit, që njihet me emrin PAN, nuk kanë një kandidat për kryeministër i cili të formojë Qeverine e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *