Pak orë i ndajnë qytetarët amerikanët nga nisja e votimit për zgjedhjet e mesme në Shtetet e Bashkuara. Amerikanët do të thonë fjalën e tyre për të rinovuar të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një të tretën e vendeve të Senatit.

 

Gara duket favorizuese për republikanët të cilët e kanë bazuar fushatën e tyre në krizën ekonomike dhe inflacionin e lartë për të cilat fajësojnë politikat e Biden, demokratët me në krye presidentin Biden e kanë zhvilluar fushatën për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Administrata Biden ka akuzuar republikanët se duan ta çojnë vendin drejt kaosit duke mos pranuar humbjen në zgjedhje, ndërsa thotë se Donald Trump mbështetet nga disa grupe ekstremiste.

Së fundmi vet kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka bëre thirrje amerikanëve që të tregojnë kujdes për kë do të votojnë, pasi këto zgjedhje do të vendosin fatin e Amerikës për 20 vitet e ardhshme.

 

“Demokracia është fjalë për fjalë në fletëvotim. Ky është një moment përcaktues për kombin. Dhe të gjithë duhet të flasim me një zë, pavarësisht nga partia. Nuk ka vend në Amerikë për dhunë politike” është shprehur Biden në Pensilvani.

Por pavarësisht fushatës intensive nga ana e demokratëve të cilët bënë pjesë të saj edhe ish-presidentin Barak Obama, analistët theksojnë që republikanët do arrijnë një fitore të thellë për Dhomën e Përfaqësuesve dhe gjithashtu mund të marrin revanshin edhe në Senat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *