Amerikanet i janë drejtuar kutive të votimit këtë të martë në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat konsiderohen si prova e parë në zgjedhje për presidentin amerikan Donald Trump.

 

Pjesëmarrja në orët e para në disa shtete amerikane ka qenë e lartë, diçka jo e zakontë për zgjedhjet e mesmandatit kur përgjithësisht është vështirë të arrihet deri në nivelin e 40%. Historikisht, republikanët kanë një pjesëmarrje më të madhe në votimet e mesit të mandatit.

 

Amerikanët do të zgjedhin përfaqësues për 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, 35 në Senat si dhe për dhjetëra guvernatorë shtetesh.

 

Demokratëve ndërkohë u duhen 23 ligjvënës më shumë se ç’kanë aktualisht, për të zotëruar Dhomën e Përfaqësuesve.

 

Nëse Trump humb kontrollin e kongresit, do të jetë e vështirë për të, të arrijë më tej me planin “Amerika e Para”. Rëndësia më e madhe që kanë këto zgjedhje vjen nga fakti se rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit dhe dy vitet e ardhshme të presidencës.

 

Nga ana tjetër, ish presidenti demokrat Barack Obama, me anë të një postimi në Tëitter tha se amerikanët do ta tregojnë karakterin e tyre tek vota.

 

Nëse demokratët marrin nën kontroll njërën apo dy dhomat, ata mund të shkatërrojnë planin e presidentit Trump për emigrantët, rritjen e tarifave me Kinën, sanksionet ekonomike me Iranin, etj.

 

Rezultatet e sondazheve dhe analistët politikë u japin demokratëve më shumë shanse për të fituar shumicën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *