Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të mërkurë është takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

 

Presidenca bën me dije se në këtë takim është biseduar për përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve, pas paralajmërimit të partive politike parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, nesër me 22 gusht.

 

Presidenti Thaçi ndër të tjera ka theksuar se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, është e rëndësishme që të bëhen përgatitjet për të siguruar një proces fer dhe demokratik të zgjedhjeve.

 

“Duhet të bëhen të gjitha përgatitjet teknike, profesionale si dhe të sigurohen mjetet buxhetore, për të organizuar një proces zgjedhor, i cili përmbush kriteret më të larta demokratike”.

 

Nga ana tjetër, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se tashmë kanë filluar të bëhen përgatitjet teknike për organizimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *