Vendi
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ PD zyrtarizon kandidatin e Cërrikut, mjekun Amarildo Hoxha

Disa orë pasi PS zyrtarizoi 5 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Partia Demokratike ka bërë public emrin e kandidadit që do të garojë në bashkinë e Cërrikut.
Dega e Partisë Demokratike Cërrik ka njoftuar se kandidat për zgjedhjet e nëntorit do të jetë mjeku Amarildo Hoxha i cili do të përballet me kandidatin zyrtar të PS për Cerrikun Florenc Doko.
Reklamë
Ndërkohë PS zyrtarizoi Ogerta Manastirliun, kandidate për Tiranën në asamblenë e 11 shtatorit, ndërsa sot, zyrtarizoi emrat për Tepelenën, Vlorën, Cërrikun, Beratin dhe Matin.
EMRAT E PS
Reklamë
Vlorë – Brunilda Mersini
Tepelenë – Gramoz Sako
Mat – Altin Bojni
Cërrik – Florenc Doka
Berat – Ervin Ceca./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




