E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon që të implementojë Inteligjencën Artificiale në lokalet e pjesshme të 9 Nëntorit.

Në tryezën “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, kryekomisioneri Ilirian Celibashi shpjegoi se përfshirja e AI do të ndihmojë në numërimin e votave.

“Identifikimi biometrik u aplikua 100%, ndërsa votimi elektronik është në proces zhvillimi. Që nga viti 2022 kemi aplikuar disa platforma në këtë fushë. Më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme po punojmë për aplikimin e AI për numërimin e votave. Ky proces dixhitalizimi i mbështetur nga BE dhe jo vetëm ka sjellë lehtësira në procesin zgjedhor, por jemi te ndërgjegjshëm për rreziqet si sulmet kibernetike për të cilat po marrim masat e nevojshme”, tha Celibashi.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato pranoi se përparimi i teknologjisë dhe përfshirja e saj në zgjedhje ka sjellë më tepër transparencë në process.

Reklamë

“Digjitalizimi po sjell ndryshime në mënyrën se si njerëzit e shohin demokracinë sot, ndërsa po sjell gjithashtu dhe më tepër transparencë politike. Ne i mbështesim plotësisht proceset elektronike të ndihmuara nga AI që ju përshtaten standardeve të BE”, u shpreh Silvio Gonzato.

Më 9 Nëntor qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë