E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e 4 Gushtit, Tavo: Nuk ka më terren në Himarë për ata që duan kaos

Kandidati i PS-së për zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo  në një takim me qytetarët u shpreh se po përgatitet që Himara të bëjë ndryshimin e madh.

Gjithashtu ai tha se nuk ka më terren në Himarë për ata që duan kaos. Tavo ishte i shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Çdokush është i lirë të flasë për çfarë të dojë, u flas të gjithëve në rruge. Duan të flasin greqisht, u flas greqisht. Duan shqip, u flas shqip, edhe anglisht u flas. Po bëhemi gati në mënyrë që Himara të ndodhë ndryshimin e madh. Edhe ata që janë kundërshtarët tanë më të mëdhenj e pranojnë që këtu qeveria ka bërë investime madhështor”, tha ai. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë