Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Kandidatët e BD-së, individë të paakuzuar ndonjëherë

8 Mars 21:10

Bindja Demokratike miratoi këtë të hënë listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit, parimet e kandidimit dhe të përfaqësimit, si dhe programin për zgjedhjet e 25 prillit. Ky i fundit do të publikohet ditët në vijim.

Parimi bazë i BD-së në këto zgjedhje, thekson Patozi, është lista e hapur, i cili është kushti i parë që duhet të plotësojnë të gjithë ata që kanë pranuar të kandidojnë nën këtë sigël.

Patozi shtoi se të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit

“Të gjithë kandidatët e Bindjes Demokratike zotohen se, pavarësisht renditjes në listë, në çdo rast, mandatin do ta marrin ata kandidatë që kanë siguruar më shumë vota preferenciale se të tjerët brenda zonës zgjedhore. Për këtë arsye, të gjithë kandidatët e Bindjes zotohen se do të tërhiqen në cdo rast nga mandati i deputetit, nëse një tjetër kandidat brenda listës ka siguruar më shumë vota preferenciale. Një tjetër parim, që u miratua në mbledhje është barazia absolute e të gjithë kandidatëve midis njëri-tjetrit. Që do të thotë se numri rendor në listë ka vetëm vlerë konvencionale dhe jo detyruese në shpërndarjen e mandateve. I njëjti parim vlen edhe për kryetarin e partisë, i cili do të garojë vetëm në një zonë zgjedhore dhe jo në 4 të tilla, duke mos e shfrytëzuar mundësinë, që ja njeh ligji zgjedhor.”

Patozi tha se të gjithë kandidatët e BD-së nuk janë individë me të shkuar komuniste.

“Një tjetër çështje që u diskutua në mbledhje ishte integriteti i përfaqsuesve të Bindjes Demokratike, të cilët janë zgjedhur të jenë figura të pastra në aspektin moral dhe ligjor. Të gjithë kandidatët e Bindjes Demokratike janë individë të paakuzuar ndonjëherë për ndonjë aferë korruptive, probleme me ligjin e dekriminalizimit dhe të shkuarën komuniste.  Për këtë shkak pjesë e listave të kandidatëve tanë janë përzgjedhur të jenë vetëm individë që nuk kanë pasur kurrë probleme me ligjin e dekriminalizimit apo ndonjë akuzë ligjore për korrupsion. Ndërkohë bordi vendosi me unanimitet që e gjithë lista e kandidatëve të Bindjes Demokratike do të dërgohet për t’u konfirmuar nga autoriteti për informimin mbi dokumentat e ish-sigurimit të shtetit.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi BD zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll

më shumë...

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha: Kërcënim ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të Kosovës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.